Sfida kryesore e javës së 17 në Kategorinë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, është mbyllur në barazim pa gola.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, i cili edhe pse ka një terren mjaft të mirë, nuk ka mundur t’i rezistojë rrebeshit të shiut të rënë gjatë orëve të fundit.
Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga dy ekipet nuk arriti të shënojë, duke ndarë pikët. Ndërkohë, dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak, pasi Krymi nga Vllaznia dhe Bitri nga Partizani u ndëshkuan me kartonin e kuq.
Pas këtij takimi, Vllaznia vazhdon të udhëheqë renditje me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani I vendit të dytë.
Sot kur fryma ikanake është shndërruar në një frymëmarrje zoritëse gjoksesh që e kanë të pamundur të ndeshen, është një njeri i vetëm që ka guxuar të tregojë me vepër, se në këtë vend ka ende shpresë, se ëndrrat tona duhet të jenë qëllimet dhe motivimet, vepra jonë e dinjitetshme.
Prologu Vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, rrëzë një kodre, në mes Elbasanit dhe Librazhdit, përkundur nga melodia vërshuese e Shkumbinit, ku administrativisht quhet Labinot-Fushë, në një sipërfaqe prej 52 mijë metrash katrorë është ndërtuar Fish City, “Qyteti i peshkut”. Nga gërmadhat, një mrekulli ka marrë shkas dëshmimi mbi forcat e epërme të kurajës për shpresë, nga fantazma e të shkuarës, prekja e engjëjve të besimit beh.
Ai është ndoshta i pari qytet peshku në botë, por edhe nëse ka të tjerë, ky është i pagjasshëm në kërrkënd. Brenda këtij kampusi të madh të shndërruar në një qytet, në begatinë që pluskon nën larushinë e zërave dhe gjallimeve, mund të gjesh gjithçka. Deti dhe legjenda e Rozafës, shpërblesa e duarve dhe dëshirave të shpirtrave të dritshëm, jeta dhe ngulmi i ëndrrave për të qenë të prekur nga magjia e reales. Nën kreshtën e një kodre që fillëron fatin e gjallimit të këtij qyteti, pulson jeta e rreth 1500 punëtorëve dhe ardhacakëve kureshtar, që bujnë në sofrën e bujarisë së ëndrrës si në një prehje dëshirimesh. Rrugë, sheshe, bulevarde, bar-restorant-hotel, mensa e kooperativës, shkolla, kopshti, markata, teatri, e gjithëçmos tjetër, konturon trajtën e plotë të këtij qyteti.
Gjithëçfarë rrok me sy, përpin me ëndje dhe pjesëmerr me motivim. Në çdo hap dhe frymëmarrje të kësaj krijese të dalë nga legjenda, për të besuar te mrekullia e mirësisë dhe punës, ka një emër, i përket një personi të vetëm, ai është Gjergj Luca.
Ëndrra që hedh shtat mbi gërmadha Mbi rrënojat e një sistemi ogurzi dhe një barbarie hakmarrëse dhe asgjesuese, Gjergj Lucai guxoi të konturonte “Olimpin e ëndrrave” me gjithë idilikën e vet. Aty ku deri dje e shkuara kudërbonte dhe lëshonte një hije vdekjeje duke përndjekur përdhunshëm çdo gjallim dhe përtëritje, ai ndërtoi jetën e një qyteti që nga gjëneza deri në gjenialitet. Aty ku e shkuara mbante peng të ardhmen përmes këtij dekori frike dhe paniku, shkatërrimi dhe apokalipsi, ky njeri ëndërrtar dhe kurajoz, jetësoi një memorial mirënjohjeje.
Çfarë deti jep me bujari, duar të përkushtuar dhe ide novatore në veprim, e shndërrojnë këtë qytetit si epiqendra e mrekullisë së punës. Te paktën 1500 jetojnë dhe punojnë dhe thurin ëndje në këtë qytet të ideuar, realizuar dhe kompozuar, si shprehi e mendimeve dhe shpirtit krijues të Gjergj Lucës. Gjithëçfarë ai do të kumtonte me zë gjëmues dhe fshikull ndëshkues, e ka stisur si një skënografi gjigande ku njerëz të thjeshtë dhe punëtorë, çapitin të sotmen, në dekorin alegorik të së shkuarës. Ndoshta si për të thënë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka që duam mund të marrë jetë duke besuar te ideali dhe përkushtimi.
Qyteti që lind nga amaneti Në përpushjen e asaj mahnitjeje që të qaset, ndërsa rrekesh të jetosh në një çast të vetëm tërë historinë e këtij qyteti, parada e simbolikës që stolis si në një solemnitet këtë gjallesë të shpresës, është ajo që diç kërkon të thotë. “Kjo është ëndrra ime”, dizenjuar në një fasadë të dukshme, është jo vetëm një mbishkrim që u serviret syve shpues e meditimeve endëse, por dhe postulati i gjenezës së këtij qyteti dhe atij që krijoi atë nga asgjëja. Është ajo që ka yshtur këtë shpirt të lirë t’i jepet këtij fluturimi, është ajo që ka ngucatur Gjergj Lucën të besojë te ëndrra, dhe të shpresojë në ngritjen e tempullit të amanetit të të atit, ndërsa lartëson punën.
Ajo çfarë ky njeri ka sjellë në këtë finale ëndërrtare, është një dëshmi e themeltë, se te ky pasionant i të drejtës dhe mendimit, te ky artist i kurajës dhe motivimit, paraja nuk është pushtet për të sunduar njerëz, turitur ambicien dhe babëzinë, por për të ndërtuar një bedena qëndresë ballë kësaj stuhije ikanake që ka magjepsur mendjet e dritshme e budallallepsur vullnetet e vrara të besimit.
Mrekullitë tokësore të një ëndrrimtari Ky vend i vogël ka kaq shumë njerëz po kaq të pasur, ndoshta edhe më me shumë të ardhura se sa Gjergj Luca, por ata nuk kanë mundur dot të kapërcejnë egoizmin e sëmurë të viktimizimit të parasë, për të zgjedhur të ndërtojnë përmendoren e tyre të përjetësisë dhe mirënjohjes, atë që ky njeri gjithnjë i qeshur, arriti ta ndërtojë deri në caqet e adhurimit. Shumë ngulmëtarë të veprës kanë dhënë maksimumin për ta ngritur emrin e tyre në kult, por kanë përfunduar të ngrenë kështjella ngrehaluce megalomanie dhe egoizmi. Kur shohim bukuritë dehëse të vendeve të botës, të cilat janë dëshmitare të një qytetërimi, fare pak nga ne mendojmë, se u ndërtuan si shprehi e blatimit që ata i bënë emrit të tyre… e megjithatë shpirti i mëkuar në ëndje ka yshqyer qiej magjepsës me yje dhe hove rrëmbyese me mrekullim. E kur kjo prekje e beftë e të paimagjinueshmes shkreh në prehrin e topitur të një të tashme plot peripeci dhe zhgënjim, vështrimin hedh lart dhe lutesh, O Zot! Po, ne jemi dëshmitarë të vullnetit të mirë të asaj që bëri dhe po bën Gjergj Luca. Ata, gra dhe jo vetëm, janë banorë të një devocioni për besim.
Gjergji i Rozafës E njohin si Gjergji i Rozafës, po që do të mbahet mend si njeriu që ngriti një qytet. Ai është një fenomen. Nuk gjej fjalë që përmbledhtas të mundet të tregojë tërësoren e një individi të vetëm në aspektin promovimit. Ai është i jashtëzakonshëm në të zakontën e veprimtarisë së tij të përditshme. Një i shkolluar për regjisor, që ka punuar taksist dhe ka çapitur në fillimet e tij si një tregtar ambulant, me rini të shkujdesur dhe ngarkuar me barrën e rëndë të amanetit të atit. Është një betejë titanësh, kacafytja e tij me një realitet si i sotmi, ku ai e ka fituar si një provë e vendosmërisë dhe guximit. Përpiqet dhe ngadhnjen, sfidon dhe triumfalisht lë pas çdo gjë dhe një ditë fatbardhë ai e gjen veten në olimpin e gjithçkasë që e lidh me ëndrrën, me atë që është synimi i tij më i lartë.
Atë që ka bërë ai nuk ka mundur do ta bëjë askush. Jo sepse nuk patën mundësinë financiare dhe rrugët e së mundshmes për të shkuar atje, por u mungonte diçka e themeltë, diçka embrionale, diçka që tejkalon të perceptueshmen, u mungonte lartësia e shpirtit, përkorja e njeriut të punës, vendosmëria për të shtytur tej caqet, u mungonte ajo që Gjergj Luca e ka të skalitur në kodin e tij gjenetik, mirësia dhe dashuria. Ai ka ardhur me një mision, jo aq për tu bërë i pasur, se sa për tu dhënë mundësi njerëzve që besojnë te puna e ndershme dhe përkushtimi, të jetojnë me djersën e tyre.
Fatkeqësisht heronjtë dhe shenjtorët, dishepujt dhe idhujt jemi mësuar ti pranojmë “a priori” si tagër i një ligjësie detyruese pranimi. Sot në botën e epokës më të lartë të iluminimit dhe vetëdijes, në rrokjen e papërmasshme të sundimit, kemi nevojë për të tjerë heronj, për të tjerë mite, për shenjtor që e ndërtojnë altarin e besimit me duart dhe shpirtin e tyre. Ata nuk janë të jashtëzakonshëm. Ata nuk kanë pikuar nga qielli. Është puna dhe vepra e tyre, është angazhimi dhe përkushtimi, me të cilën ata përfaqësohen, ajo që thotë fjalën e fundit. Njëri prej tyre padyshim është po ai, Gjergj Luca.
Më shumë se biznesmen Do ta pranoja me rezerva steriotipin shqiptar të biznesmenit tek Gjergj Luca. Kjo për mënyrën se si ai ka zgjedhur t’i bëjë gjërat, për mënyrën e të bërit biznes, por edhe për konturimin e marrëdhënieve me njerëzit, si “Thembra e Akilit” të suksesit. Sepse tek ai ka diçka përtej këtij kategorizimi, ose më saktë, tek ai është mishëruar një biznesmen i kalkuluar nga tekstet e mjeshtërisë së bërjes biznes dhe suksesit. Ai është në kuptimin e pakontestueshëm një biznesmen kalibri, jo një dallaveraxhi, një mashtrues, një spekulant, një hajdut, një matrapaz, një zhvatës, një i babzitur, një manjak i parasë dhe veseve. Puna që ai shndërron në akt krijimi, tregon se ai është armik i këtij profili biznesmenësh, me të cilën ekonomia shqiptare ka patur fatin e keq të lidh të sotmen dhe të ardhmen e mirëqenies dhe progresit.
Gjergji djali i Ndrek Lucës Se cili ishte dhe ç’la në traditën e artit tonë skenik, Ndrek Luca, çdo gojtari do të ishte e mangët dhe çdo superlativë do t’i bënte hije këtij dielli flakatar. Ai, Ndrek Luca i madh, një njeri i dijes dhe urtësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit, pasionit dhe devotshmërisë, ai, erdhi për të lënë një emër të madh, një vlerë që do të sfidonte çdo pasuri dhe thesar. Ai erdhi dhe iku, duke lënë pas jo vetëm një galeri të vyer me role dhe karaktere, personazhe dhe profile që mbeten të çmuara në fondin e artë të kinemasë dhe teatrit… ai erdhi dhe iku për të lënë si amanet nderin dhe emrin. Dhe fatmirësisht pati se kujt t’ia linte. Është i biri, Gjergj Luca, ai që e ka konsideruar privilegj dhe detyrë të larët, atë çfarë ati i tij i ka lënë si testament gjeneratash.
Ai nuk druhet se dielli i famës së të atit do të eklipsojë diellin e kurajës për të besuar te mrekullia e punës dhe ëndrrës. Ai nuk ka zgjedhur mekanizmin e dobët dhe përulës të mëshirës për t’iu gjendur njerëzve në nevojë, por mundësinë për punë dhe një jetë të ndershme dhe kjo është gjithçka.
Epilogu Vepra që Gjergj Luca ndërtoi dhe po e shpie në kufijtë e përsosjes, është një akt bekimi i asaj force që na thërret me zë kushtrues dhe përulësi qiellore, në bëkim. Është ai shembull frymëzues i çdo dëshire që tek njerëz vizionar dhe kurajoz, shndërrohet në hap që ndryshon kohën. Njerëzit që kanë lidhur të sotmen dhe të ardhmen me këtë qytet, janë të shpërblyer nga e drejta e jetës së ndershme dhe mëtimi i atij shpirti mirënjohës që i bën ata të vlertë dhe bujar. “Qyteti i peshkut” është një konstelacion i yjësisë së shpresës, që guxon të rikthehet në këtë vend përmes këtij shembulli, si përtëritës i mundësisë, si i lartësuar në atë që beson. Pas gjithëkësaj madhështie qëndron një burrë, që ashtu siç di të qeshë, ashtu di edhe të kontribuojë që e qeshura të tjerëve t’i ngjajë një rrezatimi. Ai është Gjergj Luca, ai është njeriu që frymëzon, njeriu që vjen të ndërtojë ëndrrën e shpresës mbi gërmadhat e zhgënjimit, ai është një erë e re përkushtimit në besim.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3144 testime, nga të cilat 876 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 497 të tjerë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjienën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)
Raste të reja ditore 876
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 343
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3144
Testime totale 358,493
Raste pozitive 78,127
Raste të shëruara 47,424
Raste Aktive 29,323
Humbje jete 1380
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Një qytetar ka kritikuar sot Edi Ramën për veshjen e tij, duke marrë shkas nga një vizitq e kryeministrit në Devoll. Qytetarit, të cilit nuk i ka pëlqyer veshja sportive e Ramës, u shkruan kryeministrit se “pse del me rroba gjumi në punë”.
Kryeministri nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje duke thënë se ai duhet të jetë pjesë e skuadrës së Bashës, dhe nëse jo të shkojë të bashkohet me ta.
Qytetari: O i nderuar ca është kjo veshje kështu më qafsh. Po kur zgjohet robi nga gjumi i heq rrobat që fle gjumë, para se të dali jashtë
Rama: Të duken rroba gjumi ty rrobat sportive vëlla? Do jesh nga ata të skuadrës së Lulit ti, që luajnë gjumrash ose nëse s’je shko prezantohu atje se hyn në formacion direkt me këtë lidhje që paske me gjumin. Jo ore, dmth gjumashët flenë ngaqë s’kanë pjatë përpara eee? Nuk e kuptoj si i pjell mendja replikat e disave këtu, që vetëm për të kundërshtuar nuk dine çfarë pa flasin
Të lindurit e kësaj shenje do të përballen me disa vështirësi, të cilat do të jenë të shtrira në të gjithë sektorët. Megjithatë në sferën sentimentale parashikohet një përmirësim i lehtë.
Demi
Do të jetoni një ditë të komplikuar, sidomos sa i takon ndjenjave dhe çështjeve familjare. Do të ndjeni nevojën për të mbajtur nën kontroll nevojat tuaja ekonomike.
Binjakët
Do të jetoni një ditë pozitive në total, me përjashtim të disa problematikave nga persona të tretë. Me familjen dhe partnerin/en do të jetoni marrëdhënie mjaft intensive.
Gaforrja
Do të përjetoni një periudhë tejet stresuese nga pikëpamja profesionale. Po ashtu edhe në sferën e ndjenjave do të vini në dyshim besimin ndaj personit tuaj të zemrës.
Luani
Do të ndjeni nevojën për më shumë konfirmime gjatë kësaj dite, si nga ana profesionale, familjare edhe sentimentale. Megjithatë do vazhdojnë të jenë prezente disa problematika lidhur me të kaluarën.
Virgjëresha
Do të përballeni me momente kritike gjatë kësaj dite. Do të mundoheni fort për të rigjetur qetësinë dhe harmoninë, mes jetës profesionale dhe asaj sentimentale.
Peshorja
Do të jeni në kërkim të një zgjidhjeje e cila do të kritikohet mjaft dhe ka të bëjë kryesisht me sektorin profesional. Edhe në fushën e ndjenjave parashikohen disa situata problematike.
Akrepi
Do të përballeni me mundësi të reja gjatë kësaj dite, si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale. Duhet të mundoheni që të angazhoheni më shumë lidhur me projekte që kanë të bëjnë me të ardhmen.
Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje do të tregohen mjaft fleksibël gjatë kësaj periudhe. Megjithatë do të përballen me disa vështirësi që kanë të bëjnë me sferën profesionale dhe sentimentale, të cilat do të kërkojnë zgjidhje.
Bricjapi
Parashikohet një periudhë mjaft pozitive dhe me fat në çdo drejtim, si për sa i takon jetës profesionale edhe asaj sentimentale. Do të arrini që të zgjidhni probleme që kanë të bëjnë me të kaluarën.
Ujori
Do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë gjatë kësaj dite, sa i takon sferës sentimentale. Do të arrini që të rikuperoni gjithë energjinë e humbur gjatë javëve të fundit.
Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje do të ndjejnë nevojën për të rigjetur qetësinë gjatë kësaj periudhe. Kjo gjë vlen sidomos sa i takon jetës sentimentale, ku do t’iu duhet të plotësoni çdo nevojë që e keni shtyrë.
Moti parashikohet gjatë pjesës së parë të ditës i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Duke nisur nga orët e drekës e kryesisht ato të pasdites shtim gradual vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshje shiu në formë pikash dhe të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.