Moti Sot, e dielë 31 janar 2021

46

Moti parashikohet gjatë pjesës së parë të ditës i kthjellët me vranësira të pakta
kalimtare. Duke nisur nga orët e drekës e kryesisht ato të pasdites shtim gradual
vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshje shiu në formë pikash dhe të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.