Aksident i fikshëm / në Tiranë, përmbyset taksia mes rrugës

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën pranë Shallvareve, në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme një taksi është përmbysur në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të përfshirëve në aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./Opinion.al

Horoskopi Sot, e martë 29 dhjetor 2020

Dashi

Personat e kësaj shenje nuk rekomandohet të mendojnë rreth asaj çfarë i pret nesër. Në prag të Vitit të Ri duhet të shmangni dyshimet, frikën apo shqetësimet rreth çështjeve të caktuara. Përpiquni ta kaloni sa më bukur festën e fundvitit dhe mendoni rreth pushimeve që mund të realizoni.

Demi

Demat nesër mund të marrin një telefonatë të papritur. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë në lidhje e punën. Mos u nxitoni të jepni përgjigje menjëherë. Ju duhet patjetër kohë për të kuptuar situatën. Mund të keni surpriza edhe në jetën personale.

Binjakët

Bëni shumë kujdes me sjelljen nesër. Moj bini në pesimizën dhe përpiquni të mendoni pozitivisht. Mos u fokusoni vetëm te vetja, por mendoni sesi të ndihmoni edhe njerëzit në nevojë. Në mbrëmje do të kaloni momente shumë të veçanta me partnerin/partneren tuaj.

Gaforrja

Gaforret nuk duhet t’u besojnë të huajve nesër. Propabiliteti për takime të papritura, ku do të ndërthuren interesat personale me ato profesionale do të rritet. Ka gjasa t’ju takojë një person, i cili do t’ju japë një premtim shumë të fortë. Megjithatë, mos e besoni menjëherë pa e shqyrtuar mirë situatën.

Luani

Disa persona të kësaj shenje do t’i lënë nën hije të gjithë personat e mbledhur në një event. Kjo mund të ndodhë ose në festën e punës, ose në një tjetër event me miq të ngushtë. Sa i përket anës romantike, do të pësoni disa ndryshime thelbësore.

Virgjëresha

Nesër do të keni fatin të takoheni me një person të jashtëzakonshëm, me të cilin mund të krijoni një lidhje shumë të fortë ose shoqërore ose dashurie. Bëni kujdes me financat në mbrëmje. Një shpenzim i papritur mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha.

Peshorja

Nesër peshoret do të kenë shumë dëshirë të komunikojnë. Gjatë takimeve apo bisedave telefonike përzgjidhni fjalët dhe bëni shumë kujdes me ato që thoni, pasi dikush mund të ofendohet. Është dita e duhur për të bërë shoping.

Akrepi

Gjatë ditës së nesërme do të ndiheni optimist, por do ta kaloni cakun duke dalë jashtë realitetit. Do të humbisni një rast shumë të veçantë, i cili mund t’ju rriste profesionalisht. Rrezikoni të gaboni, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Shigjetari

Do të përfundoni të gjitha punët e lëna përgjysmë për vitin 2019. Gjithashtu, do të keni mundësi për t’u relaksuar dhe për të shpenzuar kohë pranë miqve tuaj të ngushtë. Sa i përket anës romantike, do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi

Bricjapët mund të ‘pushtohen’ nga sharmi i dikujt. Do të takoheni rastësisht dhe nuk ka gjasa të takoheni herë tjetër. Do të ndiheni shumë mirë në punë dhe nuk do të ndjeni aspak stres.

Ujori

Do të shënoni sukses në disa çështje të caktuara. Megjithatë, nesër mund të përballeni me një situatë të vështirë, por përpiquni të mos përfshiheni nga paniku, pasi nuk do të mund të zgjidhni asgjë. Rëndësi ka që një projekt në punë, për të cilin keni kohë që punoni, do ta përfundoni plotësisht.

Peshqit

Peshqit do të kalojnë një ditë mjaft të mirë. Nuk do të lodheni, por vetëm do të ndjeni kënaqësi. Kjo do të vijë falë kartolinave dhe dhuratave që do të shkëmbeni me kolegët për Vitin e Ri. Gjithashtu, edhe mbrëmja do të jetë mjaft premtuese për ju.

Moti Sot, e martë 29 dhjetor 2020

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri të dendura në zonat malore. Parashikohet borë e dobët në verilindje në lartësitë mbi 1200 metër.

Parashikohet ngrica në zonat malore dhe lokalisht kodrinore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Era do të jetë me drejtim Verilindje – Veri 1-10m/sek e cila gradualisht do të fitojë intensitet deri 20-25m/sek, përgjatë bregdetit dhe ne zonat e ulëta pranë tyre.

Stuhi ere në Alpe, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 4 deri 5 ballë.

Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Pezullohen lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali), si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit.

Burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë me dije se forca e detit në det të hapur pritet të shkojë deri në 8, ndërsa ajo e erës 24-25 m/s. Kjo ka bërë që kompanitë lundrimore të pezullojnë nisjen e dy trageteve të planifikuara për të lundruar mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, pasagjerët që kanë rezervuar biletat do t’u shtyhen në momentin e rinisjes së lundrimeve ose do t’u rimbursohen plotësisht, sipas kërkesës së udhëtarëve.

Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 11 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 1508 testime, janë konfirmuar 318 raste të reja, ndërsa 557 persona raportohet të jenë shëruar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 318
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 296
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1508

Testime totale 255,197
Raste pozitive 56,572
Raste të shëruara 32,122
Raste Aktive 23,286
Humbje jete 1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13301
Fier 1573
Shkodër 1316
Durrës 1237
Vlorë 1006
Korçë 949
Elbasan 866
Berat 861
Lezhë 837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër 382.

Horoskopi Sot, e hënë 28 dhjetor 2020

Dashi

Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar
dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.

Binjakët

Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por këtë periudhë keni qenë të largët dhe të përhumbur. Një situatë e cila fillimisht ju është dukur e kënaqshme, mund të kthehet në trysnuese. Puna do të ecë më së miri, dhe rezultatet do të vijojnë në rritje.

Gaforrja

Do të përballeni me disa problematika që do ju rëndojnë. Do të jeni tejet të thelluar
lidhur me situatat dhe personat që ju rrethojnë. Do të karakterizoheni nga një energji e pashtershme dhe për këtë arsye do të arrini të konkretizoni një proces të rëndësishëm.

Luani

Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar! Do përjetoni një sukses të rëndësishëm, të cilin e kërkonit prej kohësh. Do e ndjeni veten të vënë në lojë, por shpesh do të përfshiheni nga gjendje ankthi dhe rrezikoni që të hidhni çdo gjë në erë. Kjo është dita kur duhet të besoni më shumë në veten tuaj.

Virgjëresha

Nuk e pëlqeni rrëmujën dhe kjo gjë bën që të mërziteni me veten ose me personat që ju rrethojnë. Në këtë periudhë duhet të vlerësoni më mirë edhe miqësitë. Në dashuri nuk duhet ta hapni zemrën qysh në takimet e para. Ndërsa sa i takon punës, do filloni të shijoni kënaqësitë, por për këtë duhet të përkushtoheni më shumë.

Peshorja

Kjo e hënë do të jetë një periudhë mjaft e veçantë. Në raportin në çift dhe në familje, parashikohen një sërë tensionesh. Mjafton të shfaqni një sjellje korrekte në dashuri dhe të tregoheni sa më të përgjegjshëm. Duhet të merrni vendime të prera lidhur me atë që vërtetë kërkoni.

Akrepi

Do të jeni të mbushur gjithë dashuri dhe pasion, duke pasur një ditë mjaft pozitive.
Megjithatë me ndikimin e Marsit në shenjë, do të përfshiheni në një moment konfuzioni, duke kaluar nga lumturia në trishtim dhe demotivim. Vijoni rrugën tuaj, sidomos nëse keni bërë një njohje prej pak kohësh. Projektet e punës do të ecin më së miri.

Shigjetari

Duhet të prisni fundin e muajit për të përjetuar momente ekuilibri. Fatkeqësisht jo
gjithmonë zgjedhjet tuaja varen vetëm nga ju. Megjithatë një qiell mjaft pozitiv, do të favorizojë sferën profesionale. Dashuria ecën më së miri, me ulje-ngritjet e zakonshme, por në fund të fundit në ekuilibër.

Bricjapi

Nëse ju është fiksuar një ide në kokë, do bëni të pamundurën për ta realizuar. Kjo ditë do të jetë mjaft e veçantë, ku do të keni dëshirë për të ndryshuar një sërë gjërash në jetën tuaj dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme. Vendimi për tu shkëputur nga një punë, mund të jetë vërtetë i rrezikshëm, ndaj reflektoni mirë.

Ujori

Do të shfaqni disa siklete shëndetësore dhe nuk do të jeni shumë mirë. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj të hëne. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.

Peshqit

Ndikimi i Hënës, Venusit dhe Marsit do e bëjnë këtë ditë mjaft të luhatur. Kjo do të thotë që humori nuk është më i miri, si dhe nuk do të mungojnë rastet për të rënë në sy. Do të përfshiheni në projekte të reja, ndaj mos u ndalni! Këshillohet që ti kushtoni më shumë kohë familjes.

Moti Sot, e hënë 28 dhjetor 2020

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri të dendura në zonat malore. Borë e dobët në Verilindje dhe Juglindje. Ngrica në zonat malore dhe lokalisht kodrinore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veri 1-10 m/sek e cila gradualisht do të fitojë
intensitet deri 20-25 m/sek, përgjatë bregdetit dhe në zonat e ulta pranë tyre. Stuhi erë në Alpe duke u pasuar nga një valëzim i forcës 4 deri 5 ballë.

Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Rriten rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 2165 testime, janë konfirmuar 499 raste të reja, ndërsa 384 persona raportohet të jenë shëruar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 499
Të shëruar në 24 orë 384
Të shtruar në spitale 316
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2165

Testime totale 253,689
Raste pozitive 56,254
Raste të shëruara 31,565
Raste Aktive 23,536
Humbje jete 1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13296
Fier 1585
Shkodër 1339
Durrës 1286
Vlorë 1072
Korçë 963
Elbasan 894
Berat 873
Lezhë 865
Gjirokastër 528
Kukës 455
Dibër 380.

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet veriu i shqipërisë

Qyteti i Pukës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën petkun e dëborës. Reshjet kanë filluar gjatë natës, duke nënkuptuar tashmë që dimri ka ardhur.

Dëbora ka mbuluar gjithçka, ndërkohë që borëpastrueset janë përpjekur të stabilizojnë gjenden në rrugë.

Edhe Thethi është zgjuar nën pushtetin e borës, duke arritur niveli i saj deri në disa centimetra.

Verilindja zbardhet nga bora/ Të gjitha akset, të qarkullueshme

Në Verilindje reshjet e borës nisen gjate oreve te vona te mbremjes se djeshme me ritme te lehta. Megjithate, arriti te vendose nje shtrese nga 4 deri ne 15 cm ne zonat malore, mbi 800 metra te nivelit te detit. Ne afersi te tunelit te Kalimashit, pjese e Rruges se Kombit, trashesia arriti ne 7 deri 15 cm. Mjetet e makinerite borepastruese punuan pergjate gjithe segmentit nga Kalimashi ne Morin per pastrimin e bores dhe hedhjen e kripes.

Ne mengjes situata eshte stabilizuar, ndersa reshjet jane te paperfillshme. Nje pjese e tyre qe perfshine ultesiren e Kukesit thuajse jane ne shkrirje, pasi edhe temperaturat mbeten ne vlerat pozitive. Sipas raportimeve dhe informacioneve nga shtabi i emergjencave , keto reshje nuk kane sjelle probleme .

Te gjitha akset rrugore jane te qarkullueshme ndersa nuk eshte nderprere furnizimi me energji elektrike.