Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

44

Pezullohen lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali), si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit.

Burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë me dije se forca e detit në det të hapur pritet të shkojë deri në 8, ndërsa ajo e erës 24-25 m/s. Kjo ka bërë që kompanitë lundrimore të pezullojnë nisjen e dy trageteve të planifikuara për të lundruar mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, pasagjerët që kanë rezervuar biletat do t’u shtyhen në momentin e rinisjes së lundrimeve ose do t’u rimbursohen plotësisht, sipas kërkesës së udhëtarëve.