Pas protestës së dhunshme që u organizua një ditë më parë në Shkodër, policia procedoi penalisht 48 pjesëmarrës. Mes tyre, është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dy zjarrfikës si edhe 17 minorenë.
Voltana Ademi, sipas policisë, është pjesë e grupit organizator të protestës, kurse të miturit akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr, organizim dhe pjesëmarrje në manifestimet e paligjshme dhe për prishje të qetësisë publike.
Ndërsa dy zjarrfikësit janë nën hetim sepse, referuar njoftimit të policisë, kanë reaguar me vonesë për shuarjen e flakëve në selinë e PS. Policia apeloi prindërit që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime.
