Arrestohet polici që vrau 25-vjeçarin në Laprakë

328

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar zyrtarisht për efektivin e policisë që ekzekutoi me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Punonjësi i policisë N.H. ka qëllua me dy plumba Rashën, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi nuk ka arritur që ta prangosë dot të riun, për të cilin u tha po kryente veprime të dyshimta.

Nga hetimet paraprake, sipas SHÇBA-së është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Po ashtu, janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë që dyshohet se kanë dalë nga arma e policit.