Piloti kosovar realizon ëndrrën e tij.

356

Ai është piloti i parë i Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Veton Breznica ka disa vjet që tashmë ‘fluturon’ në qiell, por fluturimi i ditës së sotme duket se ia ka përmbushur një ëndërr të kahershme.

Breznica ka udhëtuar me Airbus 321 nga Shkupi në Doha, e në aeroplan ishin edhe prindërit e tij. E këtë gëzim ai e ndau përmes një postimi me miqtë në Facebook.

“Sot u realizua një ëndërr imja e kamotshme: I fluturova mamin edhe babin me Airbus 321 nga Shkupi në Doha, ku piloti isha unë”, ka shkruar Breznica.