Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit

221

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2505 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 744 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.