Shpërthen bombola e gazit, plagosen bashkëshortët

231

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ndodhi në Tiranë, në rrugën “Shefqet Kuka”.

Referuar policisë, bombola ndodhej në ambientet e jashtme të shtëpisë kur plasi dhe prandaj plagët e çiftit janë të lehta.

Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.