Vrasja në Shkodër, shoqërohet në polici anëtari i Këshillit Bashkiak

736

Një ditë pas vrasjes së Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Mejajt në Shkodër, është shoqëruar anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak. Burime bëjnë me dije se Mustafa Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit.

Burime zyrtare bënë me dije se Lici ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Po sipas këtyre burimeve Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me atentatin e djeshëm.

Mustafa Lici është i vëllai i Fatbardh Licit, të ekzekutuar më herët gjatë këtij viti në Shkodër. Hetuesit besojnë se të gjitha vrasjet e ndodhura së fundmi në qytetin verior kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë larje hesapesh mes bandave rivale. /vizore.al