Vajza e Victoria dhe David Beckham, Harper është e privilegjuar duke qenë vajza e dy personazheve mjaft të famshëm. Por fansat nuk e kanë justifikuar vlerën që ka harxhuar Victoria për ti prerë flokët Harperit 9 vjeçe.
46 vjeçarja pagoi për prerjen e flokëve dhe krehjen e vajzës një shumë prej 360 paund, sipas faqes së sallonit të bukurisë. Mediat britanike kanë tentuar të marrin një reagim nga përfaqësuesit e Victorias por ata nuk kanë deklaruar asgjë.
