Makinat bëhen copë në aksident, plagosen 4 persona.

390

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina, një tip Benz GL dhe një tip Ford.

Në makinën tip Benz GL ka qenë brenda dhe është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit, ndërsa në makinën tip Ford janë plagosur tre persona.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.