“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”. Andrra Destani dedikim emocionues për Sinan Hoxhën

756

Kanë kaluar plot 4 vite nga martesa e Sinan Hoxhës me Andrra Destanin. Në këtë ditë të bukur, sipërmarrësja e re zgjodhi të bënte një urim të veçantë për partnerin e saj.

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt”,shkruajti ajo.

Fjalët e ëmbla i shoqëroi me disa fotografi nga dasma e tyre madhështore.