COV ID 19 në Shqipëri/ 158 raste të reja, ja sa persona kanë humbur jetën

303

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona nga COV ID 19, ndërsa janë konfirmuar 158 raste të reja. Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar dhe 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 8,965.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COV ID 19 një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

COV ID 19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 158 Të shëruar ne 24 orë 140 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 905 Testime totale 93,92 Raste pozitive 14,568 Raste të shëruara 8,965 Raste Aktive 5,200 Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2704 Durrës 565 Shkodër 397 Lezhë 260 Korçë 241 Elbasan 233 Fier 223 Vlorë 184 Kukës 136 Berat 121 Dibër 80 Gjirokastër 56