“Mos guxo“, Meta paralajmëron Ramën: Do ëndërrosh fatin e shokut tënd

298

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklarateve të bëra nga kryeministri Edi Rama në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje Ramës që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, ose në të kundërt presidenti do të nis protestat në të gjithë sheshet e Shqipërisë.

Po ashtu, Meta deklaron se kryeministri është trafikant i papërgjegjshëm, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Reagimi

Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.

MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.