Ja kush votoi kundër Kodit të ri Zgjedhor?

40

Parlamenti ka miratuar sot me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 vota abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat ndalojnë koalicionet parazgjedhore, prag elektoral 1 përqind si dhe lista të hapura.

Kandidatët do të mund të ndryshojnë renditjen, vetëm nëse arrijnë të marrin minimumi sa mesatarja e votave të partisë.

Përveç votave të mazhorancës qeverisëse, për Kodin e ri Zgjedhor kanë votuar edhe deputetë të opozitës parlamentare. Por ajo që bie në sy mes votave kundër, është emri i Gjetan Gjetanit që në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet në siglën e Partisë Socialiste, por u përjashtua nga grupi i PS-së.

Ndërsa mes votave pro Kodit të ri Zgjedhor, kanë votuar edhe disa nga deputetët e opozitës parlamentare, mes tyre; Robert Bitri, Eugen Bojaxhi, Ediola Braha, Arlind Çarçani, Majlinda Halilaj.

Deputetët që kanë votuar kundër Kodit të ri Zgjedhor:

Adriatik Alimadhi Amra Barova Fatjona Dhimitri Gjetan Gjetani Ralf Gjoni Kujtim Gjuzi Elda Hoti Korab Lita Lefter Maliqi Myslim Murrizi Erion Piciri Artur Roshi Zef Shtjefni Suzana Topi Halit Valteri

Deputetët që nuk kanë votuar:

Rudinaj Hajdari Enada Kapllani (Koçiraj) Ligoraq Karamelo Andi Përmeti Koçi Tahiri Besnik Troplini