Rikthimi në politikë rrëfehet Greta Koçi.

525

Këngëtarja e njohur Greta Koçi e ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ ka folur për mundësinë e rikthimit në politikë.

Greta, e pyetur nga moderatorja për mundësinë e rikthimit në politikë, është shprehur se i ruan ende kontaktet me PD, që nga drejtuesit e deri tek anëtarët e thjeshtë.

‘Nuk e kam menduar momentalisht. Mendova që jam në moshë, në fuqi për të dhënë shumë. Më ndihmoi Zoti sepse menjëherë pas shkëputjes nga PD-ja, unë realizova këngën “Mas miri” me Gold AG që u kthye në mega hit, është fakt ndonjëherë. Pas katër vitesh pauzë dhe të kthehesh në muzikë, në një treg që është bërë mish mash, është e vështirë të shkëlqesh. Është e cuditshme, por më ndihmoi fati në atë kohë. Nuk e di nëse do kthehem, nuk e kam menduar, por ruaj raporte dhe kontakte, që nga drejtuesit deri tek anëtarët e thjeshtë.’