Sozia e dukeshës Meghan Markle.

555

Në Australi është një vajzë 22 vjeçe që nuk ka nevojë për ndërhyrje që të ngjajë me gruan e princit Harry, sepse ajo është pothuajse kopja e saj.

Vajza quhet Danielle Bazergy  dhe që kur Meghan u bë e famshme në serinë televizive “Suits”,  nuk kishte kaluar ditë që dikush ta ngatërronte. Në fakt po të shohësh llogarinë e saj në Instagram ka 13 mijë ndjekës dhe ngjashmëria mes atyre të dyjave është e pabesueshme.

“Kujtoj akoma herën e parë që më thanë që ngjaja me Dukeshën-tregon Danielle për Daily Mail — Atë kohë isha 16 vjeçe dhe isha në festën e ditëlindjes së një mikut tim. Në atë moment vjen një djalë I panjohur dhe më thotë se dukesha si Rachel tek Suits!”.  Tani praktikisht ndodh pothuajse çdo ditë dhe madje kam bërë edhe punë si sozia e Meghan.

E preferua ime ishte kur vesha fustanin e nusërisë një ditë pas dasme me Harry dhe për gjithë ditën u trajtova si një princeshë. Ishte çuditshme që më pas të ktheheshe në shtëpi atë natë pa vëmendjen e njerëzve, të gatshëm që të plotësonin çdo dëshirë timen.