Policia ishte në dijeni për Lefter Zhurdin, zbardhet e-mail drejtuar Ardi Veliut.

265

Letrat ankesa drejtuar autoriteve vendore por dhe policisë si dhe dëshmitë të shumta të banorëve tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishin marrë parasysh deri ditën e djeshme.

Madje edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është vënë në dijeni për njeriun problematik jo nje here por shumë herë dhe që policia nuk kishte ndërhyrë.

Ora News siguron një email dërguar Ardi Veliut nga një banore e zonës. Emaili është shkruar në datën 8 maj 2020.

Sot përsëri erdhi policia e cil nuk bëri asgjë. Duam ndihmën tuaj dhe nëse nuk na jepni një zgjidhje për këtë gjë do i drejtohemi mediave. Ju lutem pres një përgjigje.