Surprizë në zgjedhjet brenda PD / Largohet nga gara ish-deputeti Klevis Balliu,

547

Janë mbyllur votimet për Qarkun e Korçës të kandidatëve për deputetë në radhët e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Eduart Kapri, janë skualifikuar nga gara nga vota e anëtarësisë.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër.

Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën: Anila Hysenbegasi Arjan Mançellari Armant Zerka Erald Kapri Erlis Çela Genti Çela Oligert Muçllari Selaudin Jakupllari

Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji ka fituar besimin e anëtarëve në zonën e Maliqit.

Gjithashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Degën e Korçës, ku të dhënat janë si më poshtë:

Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1375 anëtarë. Pjesëmarrja në votime: 884 anëtarë ose 64 përqind . Më i kontestuari nga kandidatët ka qenë Dritan Shano, por nuk ka arritur të skualifikohet.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:

ADRIAN MAHO ANDREA MANO DRITAN SHANO
GJERGJI GJATA GJERGJI MERO KIÇO TANE KRISTI KOÇIBELLI LANDI GUSHI LEDINA ALIOLLI MATEO BALLI METIN VENXHA NIKOLLAQ DOKU
SORINA KOTI SUELA MYRTOLLARI