Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve.

16

Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilëve iu ka vendosur si objektiv fitimin e 74 mandatëve në zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit 2021. Nga ana tjetër Rama duket të jetë i pavendosur për ndryshimet ne qeveri, dhe për këtë shkak ka shtyrë asamblenë që ishte parashikuar të mbahej të premten për një afat të pacaktuar.

Në mbledhjen e Asamblesë ishte parashikuar që të vendoseshin edhe ndryshime në qeveri por duket se Rama është i pavendosur për emrat, dhe për këtë shkak ka marrë një vendim të tillë për mosmbajtjen e asamblesë. Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që prej ditës së nesërme të nisë formatimi i FRESSH ku pritet të zgjidhen edhe drejtues të rinj.

Rama u ka lënë porosi që javën e ardhshme të dorëzojnë një raport të detajuar me problemet e partisë për çdo qark. E gjithë mbledhja e sotme ka patur karakter organizativ në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit.