Mehmetaj publikon formularin e vetëdeklarimit të prindërve: Është dashakeq dhe injorant.

252

Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka publikuar formularin e vetë deklarimit ku i kërkohet çdo prindi të nxënësi të firmosin se fëmijët e tyre janë mirë nga ana shëndetësore për të vijuar mësimin në shkolla.

Mehmetaj shprehet se ky formular është dashakeq dhe injorant duke nënvizuar se kjo është tallje me shëndetin e vogëlushëve.

E paperceptueshme që 1 ditë përpara fillimit të shkollës, qeveria u vërteton nxënësve e prindërve se as nuk i intereson e as nuk mban përgjegjësi për shëndetin e tyre.

Ndërkohë që duhet të ishin dezinfektuar shkollat të ishin testuar mësuesit të ishin shtuar kapacitetet pritëse e të ishin rekrutuar mësues të rinj qeveria nuk bën asnjë nga këto por u kerkon prindërve e mësuesve të firmosin këtë vetëdeklarim që në thelbin e vet është sa dashakeq aq edhe injorant.

E si të mos mjaftonte Kryeministri Ministrja e Kryetari i Bashkisë tallen publikisht me sigurinë e shëndetin e fëmijëve të Shqipërisë. Shikojeni formularin e mendoni pas kësaj a mbetet më vend për të folur për cilësi në arsim?