Emërohet prefektja e re në qarkun e Shkodrës.

82

Ditën e sotme është emëruar perfektja e re në qarkun e Shkodrës, zonja Majlinda Jubani Angon. Ky vendim ka ardhur vetëm një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Një nga pikat që është diskutuat në mbledhjen e djeshme ka qenë edhe emërimi i përfektit të Shkodrës.

Pas shkarkimit që ministri Lleshaj i bëri Cesk Milljes në kohën e pandemisë vendi ka ngelur bosh. Ky i fundit u shkarkua pasi qeveria ka pasur kritika për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë në qytetin e Shkodrës. Kujtojmë se pas shkarkimit në postin e tij u delegua Zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.