Efektet anësore të vaksinës, kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi.

108

Prej 18 ditësh vendi ynë ka nisur vaksinimi anti-covid me vaksinën Pfizer. Deri më tani janë vaksinuar ne stadiumin ‘Air Albania’ mbi 630 personel shëndetësor Por cilat janë disa prej reaksioneve anësore që shkakton kjo vaksinë? Efektet që konsiderohen si shumë të zakonshme, pra që mund të prekin më shumë se 1 në 10 pacientë janë:

Dhimbje, skuqje, ënjtje në vendin e injektimit

Lodhje

Dhimbje koke

Dhimbje muskulore

Të dridhura

Dhimbje të nyjeve

Temperaturë

Ndërsa tek efektet anësore që konsiderohen si jo të zakonshme pra që mund të prekë deri në 1 në 100 pacientë, futet zmadhimi i gjendrave limfatike.

Disa reaksione alergjike të rralla, të cilat konsiderohen serioze janë:

Urtikarie ( pucra/fryrje në lëkurë që shpesh kruhen)

Ënjtje e fytyrës, gjuhës ose fytit

Vështirësi në frymëmarrje

Këto janë disa prej efekteve anësore që mund të japë vaksina Pfizer dhe që janë listuar në materialin informativ që i dorëzohet çdo qytetari para se të marrë dozën e vaksinës. Nëse përjetohen efekte të tjera të padëshiruara duhet kontaktuar mjeku.

Vaksina aktivizon në trupin tonë një mekanizëm mbrojtës, siç është prodhimi i antitrupave i aftë të parandalojë hyrjen evirusit që shkakton COVID-19 në qelizat tona duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e sëmundjes.