Zjarr në Tiranë/ Presidenti Meta: Të merren masa pa humbur kohë, kr im i rëndë mjedisor

271

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Priskës në Tiranë. Nga flakët po digjen kullota e shkurre. Për këtë reagoi edhe presidenti Ilir Meta.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Fb që të reagojnë menjëherë dhe të marrin masa për shuarjen e flakëve. Ai postoi edhe një video ku shfaqen vetë banorët për të shuar flakët.

Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore

Shkruan presidenti Ilir Meta