Pamje apokaliptike nga Shkodra, era e fortë shkul pemët nga vendi, dëmtohen disa makina

291

Era e fortë nuk ka kaluar pa pasoja në Shkodër, ku si pasojë e shkuljes së disa pemëve janë dëmtuar makina që kanë qenë të parkuara anës rrugës, dëmtimet që kanë pësuar makinat janë shumë të mëdha, dhe në disa prej tyre duken të pariparueshme.

Qe prej orës 6 të mëngjesit ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër kanë zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike, ndërkohë që 4 fadroma janë në terren në disa zona për të menaxhuar situatën nëse do të ketë bllokime nga uji për shkak të reshjeve që pritet të jenë të shumta gjatë ditës së sotme.