Tjetër largim i bujshëm, Alban Dudushi ikën nga Top Channel

279

Që në Top Channel sezoni i ri televiziv do jetë plot surpríza kjo është pak, por e sigurtë.

Gjatë gjithë verës nëpër media është përfolur se shumë figura të njohura të ekranit janë larguar duke dhënë dorëhéqjen.

Alban Dudushi është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin Top Channel.

Ai ka rreth 20 vite karrierë në këtë televizion dhe me siguri më të rriturit në këtë faqe e mbajnë mend Dudushin që prej kohës kur shfaqej me kaçurelat e gjata në ekran.

Prej muajsh lart e poshtë po përflitet se gazetari i mirënjohur do të largohet nga Top Channel pas 20 vitesh karrierë.

Gjithçka nisi nga deklarata e Bietës në emisionin e saj Ftesë në 5, teksa kishte të ftuar reperin Mato Lale.

Reperi ka treguar me shàka se do t’i zërë vendin Dudushit, ndërsa moderatorja ia kthéu:

Studioja bosh është, ka muaj që nuk përdoret

Mirëpo, ditën e sotme revista Who shkruan se ai është parë prej kohësh në ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Aktualisht nuk ka informacion lídhur me emisionin me të cilin Albani do vijë, por na mbetet të presím.

Deri tani Xhemi Shehu ka pranuar largimin nga shtëpia e saj profesionale, teksa shumë emra të tjerë fliten se mund të kenë shkëpùtur marrédhëniet.

Është konfirmuar se Eno Popi dhe Dojna Mema nuk do vijnë më me emisionet që i kemi parë gjatë sezonit të kaluar përkatësisht, Dilema dhe Pop Culture./juda.al