Zbulohet shuma e saktë e parave të grabitura në Rinas

579

3 bankat e nivelit të dytë në vend i janë përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në lidhje me shumën e parave që transportonin më 9 prill nga aeroporti i Rinasit. Mësohet se shuma e raportuar nga bankat, arrin në 6 milion euro, duke shuar kështu zhurmën e madhe se vlefta e parave të grabitura në Rinas arrinte ne 10 milion euro.

Prokurorët janë ndarë në dy grupe hetimi, që lidhen me pjesën penale dhe atë administrative të ngjarjes. Shifrat e sakta janë tashmë në duart e prokurorëve. Bashkë me informacionin për paratë, bankat kanë raportuar edhe për dyshimet që mund të ngrihen për bashkëpunëtorë brenda tyre.