Gjyqtarja Margjeka: Nuk dinin ku të më çonin më dërguan në bodrum.

234

Margjeka kundërshton mënyrën e shoqërimit sipas së cilës nuk ka pasur një police grua siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë në 09 e 30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë janë stisje të shtetit një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum.

Unë nuk jam njeri ordiner kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa, tha Margjeka.