“Lajm i kobshëm”/ I kishte bërë të dyja dozat e vaksinës, COVID-19 i merr jetën në moshë të re mjekut të Kombëtares Shqiptare, Armando Duka rrëqeth me dedikimin e tij: Moment i vështirë (FOTO)

308

COVID-19 i mori jetën mëngjesin e sotëm mjekut fizioterapist të Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali, pavarësisht se i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës ‘Pfizer’. Ai është ndarë nga jeta në moshë të re, duke trishtuar futbollin shqiptar dhe jo vetëm.

Një reagim ka ardhur edhe nga Armando Duka, i cili shkruan se ky është një moment i vështirë për futbollin shqiptar.

“Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ?do hap dhe moment të jetës së tij.

Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ?do situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”, shkruan Duka.

“Lajm i kobshëm”/ I kishte bërë të dyja dozat e