Pas kërkesës së BE, reagon Haradinaj:”Kur Serbia të njohë Kosovën do të heqim taksën 100% të mallrave!”

417

Pas vendosjes së taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar duke thënë se kjo taksë nuk do të hiqet deri sa këto shtete të njohin Kosovën.
“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përhershme deri në njohje. Deri sa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” – deklaroi kryeministri.
Ndërsa lidhur me kërkesën e Bashkimit Europian për të anuluar këtë vendim ai pranoi se ka nisur një letër drejt ambasadorëve të vendeve të BE dhe përfaqësueses së BE-së Nataliya Apostolova, përmes të cilës i ka njoftuar për arsyet e vendosjes së taksës.

“U kam shpejguar faktet pse kemi ardhur deri tek ky vendim dhe ku jemi bazuar. Ky është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është argumentuar pse e bëjmë këtë. Kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Serbi, nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës” – shpjegoi Haradinaj gjatë seancës parlamentare.