Për herë të parë Bebe Rexha në një duet me një këngëtar shqiptar.

746

Prej kohësh të gjithë kemi pritur që dikush prej artisteve shqiptare me famë botërore të bashkëpunonte me një këngëtar shqiptar. Më në fund koha ka ardhur dhe pritet që shumë shpejt të vijë bashkëpunimi i shumëpritur. Prive.al ka mësuar se këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën, Bebe Rexha do të sjellë një duet me Mc Kreshan.

Sipas burimeve të kësaj media dy artistët e kanë regjistruar këngën e tyre përpara 1 muaji dhe pritet që të hidhet shumë shpejt në treg. Nuk dihet ende se e kujt ka qenë ideja e bashkëpunimit, por kënga pritet të kthehet në hitin e vitit. Më herët Bebe Rexha ka bashkëpunuar me Rita Orën, por asnjë artist tjetër shqiptar nuk ka pasur mundësinë të sjellë një projekt me to.

Gjatë muajve të fundit Mc Kresha ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe kënga më e fundit që ka publikuar ka qenë ajo në bashkëpunim me Art Abazin Enigmë. Ndërsa Bebe nga ana tjetër ka publikuar përpara pak ditësh këngën “You can’t stop the girl”, që ka në qendër pavarësinë dhe fuqizimin e vajzave.