Eva Murati më në formë se kurrë (Foto)

Champions League ka përfunduar, e tani është koha për pak pushime. Kështu shkruan në një foto të publikur nga pushimet, moderatorja sportive Eva Murati e cila njihet edhe si ish e fejuara e Genar Topallit djalit të Jozefina Topallit.

Bukuroshja ka vendosur të rrisë akoma më shumë temperaturat kësaj vere, pasi në foton e publikuar, shfaqet në formë perfekte. Ndoshta për moderatoren kjo është mënyra më e mirë për tu përgatitur për edicionin e ri të Champions League.

Rama ia ‘ngec në fyt’ rakinë Veliajt: Mos i hy mo këtij muhabeti se na more në qafë.

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Petrelë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të inspektuar një shtëpi të re, të rindërtuar pas tërmetit të Nëntorit.

Gjatë bisedës me familjarët , ku po pinin dhe nga një gotë raki, teksa Veliaj i ka bërë një kompliment vajzës së vogël të kësaj shtëpie, ka ndërhyrë kryeministri i cili i teksa ka kujtuar deklaratën e tij të bujshmje, ku ka thënë se çunat janë zdromsa, i lutet të mos i hyjë më këtij muhabeti.

Veliaj: Princesha gëzuar princesha, ti qenke më e bukur se ajo te dora, se Frozen.

Rama: Mos hy me këto i bukur e i shëmtuar se na more në qafë. Me atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qepur të gjithë ty si zdroms, mos i hy mo këtij muhabet.

Veliaj: Po pse nuk janë gocat më të ftillume.

Rama: Po kjo është tjetër gjo, çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa. Ti ske faj se unë e di për ç’a e ke ti. E di për ç’a e ke, sna u ndanë zdromsat po nuk janë të gjithë si ata.

Aksident i rëndë përplasen 3 makina, humb jetën një person.

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Golem, ku humbi jetën një grua dhe u plagos rëndë vajza e saj me nusen e djalit.

Ka qenë ora rreth 12 kur makina me të cilën po udhëtonte nëna me vajzën dhe nusen e djalit u gërvisht me një kamion në Golem. Dy makinat kanë ndaluar dhe drejtuesit kanë njoftuar policinë për të sqaruar rrethanat.

Por në këtë moment një makinë me shpejtësi ka përplasur nënën me nusen dhe vajzën. Përplasja ishte fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja.

Viktima është me iniciale LD banuese në Tiranë. Vajza dhe nusja e viktimës janë ndërguar në spital të plagosura jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar radhë e gjatë makinash në aksin Plepa – Rogozhinë.

Kalaja: Rikthim në shtëpi.

Skuadra e Vllaznisë nuk po ndalet këtë merkato vere. Sot ka qenë radha për rikthimin e një talenti në shtëpi, pasi është firmosur me mesfushorin Arlind Kalaja.

Futbollisti 24 vjeçar ka qenë pjesë e disa skuadrave në Superligë si Teuta, Kukësi, Kastrioti dhe Vllaznia. Ai është prodhim i akademisë shkodrane dhe për këtë rikthim futbollisti në rrjetet sociale ka shkruar Rikthim në shtëpi.

Ndërkohë për zyrtarizimin e lajmit klubi i Vllaznisë në rrjetet sociale ka shkruar:

“VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ARLIND KALAJËN
KF Vllaznia rikthen në shtëpi një tjetër futbollist shkodran. Këtë herë është mesfushori- sulmues Arlind Kalaja ai që ka hedhur firmë në kontratë dhe është riveshur kuqeblu.”

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Nik Gjeloshaj: Partitë shqiptare fituan bindshëm në Malësi

Kryetari i komunës Tuz, Nik Gjeloshaj deklaroi se partitë shqiptare kanë korrur një fitore bindëse në zgjedhjet e Malit të Zi. 

Në një prononcim për mediat, ai garantoi se puna për shqiptarët do të vijojë dhe se prioritet do të jetë zhvillimi i Malësisë.

Gjeloshaj falenderoi të gjithë votuesit që kanë besuar tek partitë shqiptare.

“Në Malësi bindshëm kanë fituar partitë shqiptare. Ju e keni kryer punën. Faleminderit prej juve. Ju jemi mirënjohës, vazhdojmë me punët e tjera, vazhdojmë të punojmë siç kemi punuar deri tani. Faleminderit që keni vlerësuar punën tonë. Faktorizimi ynë këtë herë në Malësi u bë, vazhdojmë punojmë, vazhdojmë sai pushtet lokal në shërbimin tuaj. Do të ketë edhe më shumë investime. Ne nuk kemi investuar se kishim zgjedhje parlamentare, por sepse e duam Malësinë. Edhe do të vazhdojmë në këtë drejtim.”

Shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare që i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus. Partia e presidentit Millo Gjukanoviç ndodhet në vështirësi.

Arbenita çmend ndjekësit me format e saj (Foto)

Modelja Arbenita Ismajli është një nga vajzat më të ndjekura dhe të komentuara të showbizit. Arbenita përflitet jo vetëm për jetën private por edhe për pamjen dhe fotot.

Së fundi Arbenita ka nisur pushimet së bashku me Feron dhe shfaqet tejet seksi në fotot e fundit. E veshur me  bikini pink, Arbenita ka treguar format ndërsa ndjekësi komplimentojnë Feron për fotot e shkrepura.

Rama ironizon Bashën: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike, e cila nënvizonte se në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë mungon, ndërkohë që, sipas PD kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare.

Në Twitter, Rama shkroi Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD. Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që se ka shokun për të bërë sikur? Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit.

Rita Ora i drejtohet shqiptarëve: Jam e shqetësuar për ju… (Video)

Situata e pandemisë në Kosovë javët e fundit ka qenë vërtetë shqetësuese, me qindra të infektuar çdo ditë dhe me një numër të lartë viktimash. Institucionet kanë marrë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që përsërisin thirrjet për mbajtjen e maskës, distancimin social dhe respektimin e rregullave anti-Covid.

Të njejtën gjë ka bërë edhe Rita Ora, e cila siç mund ta dini, përveçse këngëtare me famë botërore është edhe ambasadore e Unicef Kosovo. Me anë të një video artistja në bashkëpunim me organizatën e njohur i drejtohet kosovarëve me këto fjalë:

Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me Covid-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju kur ky virus të mbarojë. Ndriconi me dritën tuaj. Vendosni maskën. Ju dua.

Gjermania ashpërson masat ndaj Covid-19 për këdo që kapet pa maskë.

50 euro gjobë për këdo që kapet pa maskë dhe ndalim i festave aop grumbullimeve të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Këto janë dy nga masat kryesore që Gjermania ka ashpërsuar masat ndaj Covid-19.

Kancelarja Merkel dhe 16 kryetarët e landeve njoftuan se masat e reja synojnë të zvogëlojnë numrin e rasteve me koronavirus. Kryetarja e qeverisë gjermane theksoi se: “Me të drejtë Gjermania deri më tani mund të thotë se e ka përballuar mirë këtë pandemi. Megjithatë javët e fundit shohim që numri i infeksioneve është rritur. Ne e marrim shumë seriozisht këtë rritje të numrit të infeksioneve gjatë verës dhe duam që ta ulim numrin e rasteve.

Masat përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik. “Zyrat e Shëndetit Publik” thotë se problem është bërë pakujdesia dhe shpërfillja e rregullave nga ata persona që nuk ndjekin masat e higjenës dhe të distancimit fizik. Kjo shpjegon edhe vendimin për gjobitjen në shkallë vendi të atyre që nuk mbajnë maskë. Më parë dënimet ishin shumë të ndryshme nga shteti në shtet.

Në lidhje me kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në festa private nuk u vendos një numër i saktë nga qeveria, se sa persona do të lejohen. Në vend të kësaj Merkel dhe kryetarët e landeve u kërkuan gjermanëve të mendojnë dhe të vendosin vetë për çdo rast të caktuar, nëse pjesëmarrja në një festë është e domosdoshme dhe e justifikueshme.

Në fakt në Gjermani po shënohet një rritje serioze e rasteve me Covid-19. Shifrat e përditshme të infeksioneve në Gjermani janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit. Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe pushuesit që kthehen nga vendet e tjera.

Kjo shpjegon edhe një masë tjetër për të cilën u ra dakord në takim: Ndërprerjen e testimeve falas për udhëtarët që kthehen nga zonat jo me rrezik. Tani përparësia do t’u jepet rregullave të karantinës për personat që kthehen nga rajone me rrezik të lartë.

Merkel u shpreh se mbulimi i gojës dhe hundës në mjedise të caktuara publike është i detyrueshëm dhe duhet të kontrollohet e sanksionohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e rendit publik”.