I jep fund jetës në banesë 47- vjeçari, dy ditë më parë i mori jetën ish- gruas dhe ish- kunatit

Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vr.a.u ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj Vledison Filopati në Kodër- Rrëshen të Mirditës.

Mbrëmjen e 25 shkurtit Kolecaj i bëri pritë Esmeralda Filopatit e cila po kthehej nga puna bashkë me vëllain e saj Vledisonin duke i që.ll.uar me ar.m.ë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin tre fëmijë bashkë por 47- vjeçari e dh.u.nonte gruan derisa në 2017 u dënua me 10 muaj burg për dh.u.në në familje dhe ar.m.ëmbajtje pa leje.

Më pas Esmeralda Filopati kishte urdhër- mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin.

Video / “Kujtimet” ësht klipi më i ri i këngëtarës Albora /Ja kush është reperi që bashkëpunoj me bukuroshen

Ahtu siç kishtë njoftuar edhe më herët, këngëtarja e njohur Albora, ka sjellë këngën e saj më të re, disa ditë pas Shën Valentinit.

“Kujtimet”, është kënga që vjen si bashkëpunim me reperin e njohur “Stresi”. Për muzikën është kujdesur këngëtari dhe producenti i njohur Irkenc Hyka, ndërsa për tekstin reperi “Stresi” dhe këngëtari Petro Xhori.

Këngetarja simpatrike i ka menduar me detaje gjërat, ndërsa brënda 3 ditësh nga data e lançimit, videoklipi ka marrë një shikueshmeri të lartë, ndërsa po ashtu shumë komente pozitive nga fansat e
të dy këngëtarëve.

Këngëtarja Albora ka premtuar për fansat e saj se nuk do të ndalet, duke sjellë të tjera projekte që do të jenë hite. Albora është një këngëtare që identifikohet në stilin muzikës
pop dancë & hall.

Këngëtarja bukuroshe Albora ka në projektet e saj shumë këngë, të cilat disa prej tyrë do të jenë bashkëpunime me emra të njohur te muzikës në Shqipëri dhe Kosovë.

Aksidentohet furgoni me të burgosur brenda, lëndohet polici.

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat të Memaliajt ku është përfshirë furgoni i Burgjeve.

Automjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues është përplasur me një tjetër mjet.

Për pasojë një polic ka mbetur i lënduar. Menjëherë pas aksidentit polici 32 vjeçar është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.

Gruaja e moshuar digjet brenda në kasolle

Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen në Vlorë këtë të enjte.

Sipas policisë, shtetësja me iniciale S.Z. 80 vjece u dogj brenda në një kasolle.

E moshuara ishte në një stan kur brenda një kasolleje kur ra zjarri.
Ngjarja e rëndë, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë.

80 vjecarja mori plagë të rënda nga zjarri duke humbur jetën.

“Ju zëvendësojmë me punëtorë të huaj”/ Gjoni: Qeveria po u thotë shqiptarëve ‘ikni’

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka akuzuar qeverinë lidhur me ndryshimin e ligjit që lehtëson procedurat e marrjes së vizave të punës për të huajt në territorin shqiptar. Gjoni e konsideroi një turp që iu bëhet shqiptarëve dhe që duhet kundërshtuar.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti kritikon mazhorancën se po angazhohet për shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët.

Ministri i Brendshëm thotë që duhet të jemi të hapur se qenkemi të mbyllur ndaj të huajve. Paska mbërritur dita e suficitit të vendeve të punës dhe nuk paska më punëtorë vendas ndaj na duhet të hapim dyert për punëtorë nga vende te botës së tretë. Përse ky nxitim për të lehtësuar regjimin e vizave të punës? Apo mbaroi papunësia e shqiptarëve ndaj të fillojmë punësimin e të huajve?

Mes të tjerash, Gjoni tha se me këtë ligj qeveria iu thotë shqiptarëve ‘ikni’ se ju zëvendësojmë lehtësisht me shtetasit e huaj nga vendet e botës së tretë.

Ky është një vend mikpritës për të huajt e botës së tretë dhe vend i ashpër dhe i egër me qytetarët e tij. Ku janë politikat ekonomike? Ku është arsimi profesional për të rinjtë tanë? Ku janë incentivat fiskale për bizneset e vogla e të mesme të cilat po mbyllen e po zëvendësohen nga bizneset e mëdha të oligarkëve? Juve trembni biznesin e vogël dhe favorizoni oligarkun. Juve trembni shqiptarin dhe hapni dyert për punëtorët e vendeve të botës së tretë. Nuk e kam fare për turp që nuk dua në vendin tim shtetas nga vende të dyshimta sa i përket sigurisë kombëtare, fare. Jam preferencial dhe çfarë kapaciteti teknik kanë të huajt. E pafalshme, pa asnjë konsultim publik ju i thonë shqiptarëve se ikni se ju zëvendësojmë me njerëz të botës së tretë. Unë dua persona nga vendet e zhvilluara.

Ralf Gjoni nënvizoi se ky projektilgj nuk ka për qëllim përmbushjen e nevojave të specialistëve pas situatës së rënduar të termetit, pasi sipas tij është vendosur për konsultim publik dy muaj përpara tërmetit tragjik.

Lëvizje të shumta tek shefat e komisariateve në veri të vendit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë konfirmoi disa ndryshime në komisariate të ndryshme të vendit gjatë kësaj të hëne.

Agron Kurti ikën nga posti i shefit të komisariatit në Lezhë dhe kalon në të njëjtin post në Kukës.

Arben Kalaja I cili mbante postin e shefit të komisariatit të Kukësit, kalon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndërkohë në Lezhë është emeruar shef komisariati Nik Nikolla I cili deri më tani kishte mbajtur të njëjtën detyre në Bajram Curri. Vendin e lënë bosh në këtë komisariat e ka marë Arian Dumi.