Aksidentohet furgoni me të burgosur brenda, lëndohet polici.

339

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat të Memaliajt ku është përfshirë furgoni i Burgjeve.

Automjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues është përplasur me një tjetër mjet.

Për pasojë një polic ka mbetur i lënduar. Menjëherë pas aksidentit polici 32 vjeçar është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.