Rama: Do t’ia tregoj Zahos kur të rritet edhe pak.

Në një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë për fundvit. Kryeministri Rama tha se edhe pas diskutimeve brenda stafit, nuk mund ta linte këtë mbledhje.

Ambasadorët tha ai kanë ofruar menjëherë solidaritet pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mes shumë mesazheve që ka marrë nga diplomatët kreu i qeverisë ka ruajtur atë të Leyla Moses Ones, e ngarkuara me punë e SHBA.

Ai deklaroi se këtë mesazh do tia tregojë Zahos kur të rritet edhe pak, për të treguar se kush është Amerika mike.

Ligjet e Ramës kundër medias shqetësojnë dhe Italinë

Jo vetëm në Shqipëri. Edhe mediat në Itali shprehin shqetësimin e tyre lidhur me projektligjin e qeverisë mbi mediat dhe portalet. Programi televiziv “Fuori Tg” në televizionin publik Rai3, i ka kushtuar një puntatë lirisë së medias në Tokën e Shqiponjave, siç e quan ajo, me titull “Shqipëria, gojët e qepura”.

Në Shqipëri, liria e shtypit është në rrezik. Në një skenar mediatik të ndikuar nga përqendrime të forta editoriale dhe marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta midis botimit dhe pushtetit politik, masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin dhe komplikojnë punën e reporterëve, me një efekt të mundshëm domino në demokracitë e brishta të Ballkanit. Të ftuarit në studion e Maria Rosaria De Medici, ishin Giuseppe Giulietti (president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian) dhe Koloreto Cukali (anëtar i Këshillit të Mediave Shqiptare).

Kronikat e tërmetit

Në ditët e emergjencës së tërmetit në Shqipëri ndodhën tre gjëra: një vajzë 25-vjeçare u arrestua pasi kishte shkruar në Facebook se në portin e Durrësit ekzistonte rreziku që të shpërthente një depo gazi; administratorët e një portali u kërcënuan me burg për shkak të një artikulli ku flitej se numri real i viktimave është më i larti se ai zyrtar, ndërsa aktivistët e Teatrit Kombëtar u kallëzuan penalisht pas denoncuan se ndihmat për të prekurit nga tërmeti po shkarkoheshin në ministrinë e brendshme.

Seksioni i reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit thotë me qartësi të madhe se rruga për në Bashkimin Evropian është akoma e gjatë për Shqipërinë, për shkak të problemeve me demokracinë, e mbi të gjitha me lirinë e medias.

Shqipëria rënditet e 82-të në botë gjatë vitit 2018, teksa sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë arriti nivele që nuk u panë kurrë më parë përplasje mes qeverisë dhe krimit të organizuar, me fyerje, kërcënime me vdekje, padi për të trembur dhe ndaluar hetimet e korrupsionit. Edhe gjatë tërmetit, informacioni politik në Shqipëri udhëton në një kanal të vetëm që quhet Edi Rama TV.

“Gazetarët nuk kanë asnjë shans për të marrë informacion nga qeveria. Ne jemi një rast unik mbase në botë, me siguri në Evropë, ku Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës japin të gjitha raportet e përgatitura vetë”,thotë gazetari Armand Shkullaku në raportin e gazetarit të RAI, Valerio Cataldi.

Më pas, Cataldi ndërhyn në studion telefonike për të ofruar një dëshmi të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë ditëve të emergjencës së tërmetit.

“Ne kemi kryer një speciale për trafikun e drogës në Shqipëri dhe episodi i tregoi Shqipërisë në lidhje me trafikun e drogës, tregoi se si mafia shqiptare është një qendër me rëndësi dhe forcë, dhe gjithashtu tregoi sesi politika u përfshi disi në hetimet dhe hetimet e trafikut të drogës.

Ky shërbim kur transmetoi shkaktoi një reagim shumë të fortë nga qeveria shqiptare. Kryeministri shkroi gjëra të tmerrshme në lidhje me Facebook-un kundër Facebook-ut, tha që ne ishim gënjeshtarë dhe se ata ishin të gjithë të përbërë dhe një seri komentesh dhe sulmesh u nxitën përmes Facebook dhe përmes rrjeteve sociale.

Pas këtij qëndrimi të dhunshëm nga Kryeministri, erdhën kërcënime me vdekje kundër meje dhe fyerjet kundër kumtesës sonë, e cila u akuzua për ndërtimin e lajmeve të rreme për lajme që në të vërtetë janë brenda mundësive të secilit dhe konstatohet”, deklaron Cataldi.

Ligji i ri për median

“Kryeministri tashmë kontrollon pothuajse të gjitha mediat tradicionale. Kjo është arsyeja pse ai po e zbaton këtë ligj, për të kontrolluar edhe median online. Gjëja e parë që duhet të keni frikë është se do të ketë një efekt domino në të gjithë Ballkanin”, deklaron Cukali.

Regjimet kanë nevojë për errësirë, është një rregull që zbatohet në botë. Ky lloj qëndrimi ndaj atyre që denoncojnë është diçka që përhapet. Në Itali kemi 24 reporterë nën mbrojtje: ata që nuk duan të dinë se çfarë po ndodh, kanë nevojë për errësirë. Kjo është fjala që përdorin regjimet, ekziston rreziku i sigurisë. Kjo gjë na shqetëson pasi ligje të tilla do të donte ti bënte edhe dikush në Itali. Të luftosh për Shqipërinë do të thotë të luftosh për nenin 21 të Kushtetutës në Itali. Këto nuk janë të ndara”, deklaron Giulietti.

Përshtati në Shqip Syri.net

I verbër, por ky shqiptar punon si zdrukthtar

Ky që po shihni në foto është Daut Hoxha. Edhe pse i verbër, ai k ka punouar si zdrukthtar prej 18 vjetësh. Ai është nga Ferizaj i Kosovës dhe është një njeri mjaft motivues.

Dauti është shembulli që tregon se nëse ke vullnet dhe dëshirë, mund t’ia dalësh. Ai tregon:

Këtë punë e bëjmë si familje prej viteve 70-ta, por unë me vëllezërit e mi kemi filluar pas lufte dhe jemi këtu prej rreth 18 vjetësh. E kam rutinë dhe zakonisht punoj kur nuk kam angazhime, se me nejt pasiv është shumë keq, mer vese të këqija. Unë jam aktiv dhe punoj, kjo nuk është ndonjë punë e zorshme. Punoj me vullnet, me qejf.’’

Dauti bën dyer, orendi të ndryshme prej druri dhe miqëve u bën tabela shahu. Ai tregon se nuk ka frikë se mos lëndohet gjatë punës dhe ka mësuar t’i përdorë mjaft mirë edhe mjetet prerëse.

Nusja braktisi vajzën tek shinat e trenit, gjyshja e rrit e vetme, por haset me 1 problem tani.

Historia ime ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të një gruaje 60 vjeçare, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj.

Ollga Belloshaj i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ema biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.

Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8 vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj.

Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë një vogëlushe. Mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte.

Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.

Ollga u kujdes për mbesën e cila sot e thërret atë mama, por ajo nuk mund ta regjistrojë vajzën si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses.

Çfarë planesh prishi Arbër Hajdari?

I bashkon misioni për t’iu gjendur pranë shqiptarëve në nevojë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë diferenca mes tyre, e ndoshta edhe përplasje, si në rastin e sotëm në studion e “Opinion”. Teksa diskutonin për idenë e shtëpive ekologjike, Arbër Hajdari dhe Elvis Naçi shfaqën divergjencë për këtë projekt, të cilin thanë më herët se ia kishin prezantuar edhe Kryeministrit Edi Rama.

Por duket se ajo që e nervozoi më shumë Arbër Hajdarin ishte fakti që sipas tij iu ishte ndërprerë fjala gjatë emisionit në mënyrë të përsëritur. Naçin e akuzoi se e kishte ndërprerë rreth 27 herë, ndërsa tha se i jepej fjala më pak nga të gjithë, “edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju bashkë”.

Blendi Fevziu: Qytetari shqiptar thotë mu prish një shtëpi e bërë me tullë me beton dhe tani po më japin një prej tallashi, do ta quaj. E pranon dot psikologjikisht e sheh ai këtë?

Elvis Naçi: Jo vetëm psikologjikisht, edhe realisht duhet ta shohin.

Arbër Hajdari: O mos më ndërprit..

Blendi Fevziu: A e sheh një ndërtesë të përjetshme të tijën?

Arbër Hajdari: Së pari që kemi ardhur tek ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe i gjithë ky panel këtu duhet të respektojë, sepse jam më i vogli në këtë panel dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë. Edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Blendi Fevziu: Këtu fjala merret Arbër…

Arbër Hajdari: Tani, së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, ne kemi propozuar një zgjedhje afatgjatë, kjo është një zgjidhje që njerëzit kështu po jetojnë sot në të gjithë botën e zhvilluar. Nuk është një zgjidhje për shembull siç është emergjent rasti i kontenierit, që mund ta përdorësh provizorisht. Ti i ke parë vetë në pjesën më të madhe të perëndimit, banesat janë të ndërtuara në këtë formë. Pra nuk është vetëm çështje lekësh, është edhe çështje cilësie që unë i kam parë nga afër këto.

Blendi Fevziu: Po të bëj prap pyetjen cinike të qytetarit, që po pse është kaq e lirë shtëpia? Sepse qytetarët mendojnë se shtëpia shkon paralel me cilësinë.

Arbër Hajdari: Shtëpia është me e lirë për shkak se prodhohet nga roboti, e prodhon fabrika në robot, nuk është tullë, llaç, veje mbi njëra-tjetrën që rrit kostot. Janë makineri të cilat e prodhojnë pjesë-pjesë, është gjithçka kompjuterike dhe kjo ul koston.

Blendi Fevziu: Dhe jeton afatgjatë?

Arbër Hajdari: Po 45 vjet ta jep fabrika me garanci.

Elvis Naçi: Blendi…

Elvis Naçi-Arbër Hajdarit: Thashë se mbarove…

Arbër Hajdari: Është hera e 27 që më ndërpret, më lër ta mbaroj.

Arbër Hajdari: Po si tani kur flet hoxha ne e kemi që nuk flasim ne të tjerët. Ky është një projekt që fabrika ta jep për 45 vjet me dokument, pra edhe betoni sot që kanë shtëpi njerëzit, ka nevojë për mirëmbajtje gjatë kësaj kohe, nuk është se e bën me tulla dhe nuk ka nevojë për gjë tjetër. Kjo nuk është një zgjidhje emergjente që ne do t’i propozojmë njerëzve, definitive. Prandaj duhet që edhe ti (Blendi Fevziut) bashkë me mua, të vish kur të vijë shtëpia portabël, në mënyrë që t’ia propozojmë njerëzve.

Elvis Naçi: Blend…

Arbër HajdariElvis Naçit: O Hoxhë, është hera e fundit, ta mbyll.

Elvis Naçi-Blendi Fevziut: Sa minuta ia ke dhënë fjalën?

Elvis Naçi: E dëgjoj me shumë respekt Arbrin, por duhet të kuptojmë që duhet të respektojmë donatorin, të respektojmë edhe profesionistin. Që do të thotë se këndvështrimet e ndryshme e çojnë shoqërinë përpara. Ne nesër kemi dërguar njerëz që t’i shikojnë në terren. Duhet konsultuar mirë, sepse jam me atë që tha zoti Hoxha është afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë.

Bota gjithmonë ka punuar në standardin që ne e njohim, me themele të thella, ndërton një shtëpi që është e qëndrueshme për një kohë shumë të gjatë dhe mos harrojmë që ne të cilët duam të ndërtojmë disa shtëpi, sado të shkojnë ato, duam ndoshta që ne të kemi mbyllur sytë në këtë botë dhe tjetri të vazhdojë ta gëzojë shtëpinë e tij. Domethënë nuk ka emergjencë të emergjencës së madhe derisa të sigurohemi. Sado Arbri mund të ketë parë në YouTube dhe mund të ketë marrë informacion, kam përshtypjen që duhet të flasin më shumë ekspertët dhe profesionistët

Blendi Fevziu: Do shkojnë nesër për t’i parë bashkë me Arbrin?

Arbër Hajdari: Jo jo Hoxha nuk do të vijë, do të shkoj unë për t’i parë.

Blendi Fevziu: Jo jo ekspertët thashë.

Arbër Hajdari: Ekspertët sigurisht, po ne kemi pjesë, se nuk i kemi marrë nga vetja këto punë.

Elvis Naçi: Ne kemi dërguar përfaqësues të fondacionit.

Arbër Hajdari: Do e dërgoni Hoxhë se nuk keni shkuar ende, nesër do shkojmë.

Elvis Naçi: Jo po ka shkuar ai sonte/tvklan.al

Rrjeti tallet me Interin pas turpërimit me rezervat e Barçës ( Memet më pikante)

Eleminimi me turp nga Uefa Champions League përballë Barcelonës së rezervave, ka bërë që rrjeti të masakroje ziklatrit.

Memet ironizuese ndaj lojës së dobët dhe daljes jashtë championsit të skuadrës së Contes kanë mbushur rrjetet sociale

Ato vinin në lojë pamundësinë e skuadrës italiane për tia dalë mbanë ndonëse kishin përballë një ekip që luante thuajse me skuadrën e dytë dhe me shumë lojtarë nën 20 vjec në organikë.

Për këtë arsye shumë meme, evidentonin një foto të një skuadre fëmijësh të Barcelonës, duke ironizuar se ndoshta Barca nuk duhet të luante me U 19 në San Siro por me U15 në mënyrë që ti jepte mundësi Interit të kalonte më tej.

Të tjera meme vinin në pah figurën e Contes dhe Lukakut pas kësaj disfatë në champions.

Më poshte disa nga memet më interasante të rrjeteve sociale.

 

      

Ancelotti shkarkohet nga Napoli, gati një tjetër milanist për stolin

Carlo Ancelotti është shkarkuar nga posti I trajnerit të Napolit,
Klubi Italian, ashtu sic kishte parashikuar media e këtij vendi, menjehere pas fitores kundër Genk 4 me 0 në Champions, ka lajmëruar nëpërmjet një njoftimi shkarkimin e teknilkut 60 vjecar.

Ancelotti kishte kontratë me Napolin deri në 2021 mirëpo situate e ndere në klub duket se ka ndikuar në këtë vendim.

Pritet që drejtimin e skuadrës ta marrë një tjetër ish milanist, Ivan Gennaro Gattuso.

Prefekti i Lezhës kthen për rishqyrtim bonusin e qirave

Prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku ka rikthyer për rishqyrtim bonusin e qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prefekti në vendimin e kthyer thekson se Bashkia duhet të verifikojë tarifat e vendosura për qiratë e shtëpive.

Tarifat e vendosura nga Këshilli Bashkiak i Lezhës për qiratë te shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntori 2019 nuk janë në përputhje me vlerat e përcaktuara në shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sherr mes shqiptarëve në Itali, plagoset 27-vjeçari

Një 27 vjeçar shqiptar është plagosur nga një bashkëatdhetor pas një konflikti të ndodhur në zonën e Frosinonës në Itali.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me njëri – tjetrin përpara një lokali.  Autori i ngjarjes një 37 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur është larguar për një moment nga vendi i ngjarjes, dhe është kthyer me armë në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ku dhe e ka qëlluar me pistoletë në kokë.

 

Si pasojë e plagëve të marra 27 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë ku po merr dhe shërbimin e duhur mjeksor.

 

Ndërkohë autori 37-vjeçar pas krimit është dorëzuar në polici.

Moti e mërkurë, 11 dhjetor 2019

Moti do të jetë me alternime vranësira dhe kthjellime në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë  rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore -2/6°C

Zonat e ulëta  4/15°C

Zonat bregdetare 7/15°C