Është mbledhur sërish sot Komisioni i Edukimit dhe Medias ku është shoqëruar edhe me debate të ashpra pasi po diskutohet për paketën anti-shpifje ku të pranishëm janë edhe përfaqësues të medias.
Mark Marku ka marrë fjalën ku ka parashtruar kërkesat e tij duke argumentuar pse kjo paketë e cila pritet të votohet në kuvend brenda këtij muaj, është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias.
“Konceptualisht kjo procedurë është jofuksionale pasi nuk përmirësohet një ligj që cenon lirinë e medias. Kushtetuta ia ndalon çdo organi ligjvënës që të cenoje lirinë e medias. Jeni futur në një procedurë të një ligji që cenon lirinë e medias.
Kjo që ju po bëni është krim ose bashkëpunim në krim. Unë si profesor në fakultetin e gazetarisë nuk mund të behëm bashkëpunëtor në krim. Ky ligj minimalisht duhet të stopohet. Nuk mendoj se si një ligj mund të bëhet nga 12 deputete kur kanë kundër çdo organizate për lirinë e medias.
Cenoni rëndë lirinë e medias, nuk e di kush e ka bërë ketë ligj por ai që e ka bërë është injorant nga media.
Nuk quhet media e shtypur por shtyp i shkruar, ai që e ka bërë do ta shtypë median. Mos bëni ligje kot, sepse ne do e vazhdojmë rezistencën tonë dhe ky do të jete ligj vetëm në letra,” tha Marku.
(Ndërhyrje nga Mirela Kumbaro)
Marku-Kumbaros: Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.
Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën
Marku: Ju s’keni as etike as integritet. Jeni punëtorë të një njeriu që do t’ju shkelë
(Kumbaro lë mbledhjen)