Stresi bën dedikimin e veçantë: Nëse sdo kem asgjë në këtë jetë…

348

Ndonëse e kanë quajtur një djalë mjaft rebel, këngëtari i njohur, Stresi ka treguar se ka një dobësi mjaft të madhe për nënën e tij. Një vit më parë ai i dedikoi asaj një këngë në festivalin e përvitshëm Kënga Magjike, me një tekst që siç zbuloi vetë reperi i dedikohej plotësisht njeriut më të shtrenjtë në jetën e tij.

Ndërsa pak më parë ai ka publikuar një foto krah mamasë së tij duke i treguar se ajo është një nga gjërat më me vlerë që ka pasur në jetë. Nëse sdo kem asgjë në këtë jetë, sdo kujtoj asgjë përveçse të pata ty të paktën, ka shkruar Stresi krah postimit më të fundit në ‘Instagram’. Komentet e fansave të reperit kanë qenë nga më të ndryshmet, duke i treguar gjithmonë përkrahje dhe dashuri.

Edhe gjatë intervistës së dhënë në Ftesë në 5 disa ditë më parë, reperi theksoi se mamaja mban gjithmonë anën e tij dhe e mbron pavarësisht gabimeveqë mund të ketë bërë.