Arrestohen 5 punonjës të zonave të mbrojtura.

164

Arrestohen 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe procedohen ne gjendje të lirë 5 persona të tjerë per prerje në mënyrë të paligjshme të pyjeve në zonë të mbrojtur.

Operacioni policor i koduar Prespa në bashkëpunim me prokurorinë arrestoi personat pas një hetimi 1 mujor. Në pranga janë vënë 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë dhe 1 prej tyre po procedohet në gjendje të lirë.

Procedohen edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, në zonën e mbrojtur, të cilët janë M.S; D.B; J.N dhe D.S, Personat e arrestuar janë: O.D, 38 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë.

V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas, me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM.
E.L, 48 vjeç, banues në Korçë, me detyrë roje pranë AZM.
A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, me detyrë roje pranë AZM.
V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, me detyrë roje pranë AZM.
E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, me detyrë roje pranë AZM do të procedohet në gjendje të lirë.

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme për veprat penale e Shpërdorimi i detyrës dhe Prerja e paligjshme e pyjeve.