Mundësi 17 vjeçar i kombëtares, Leonard Frrokaj i cili pësoi një dëmtim shumë të rëndë në vertebrat e shtyllës kurrizore gjatë Kampionatit Ballkanik në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur në një ndeshje të moshave U-17 ra në tapet dhe u dëmtua rëndë në shtyllën kurrizore, është kthyer Shqipëri.
Pas një operacioni të gjatë dhe pas shumë muajsh ku vuajti nga ky dëmtim që e mbajti në krevat, Frrokaj më në fund është kthyer në tokën shqiptare, ku është pritur edhe në aeroportin e Rinasit nga të rinjtë e FRPD-së.
Siç shihet ai gëzon shëndet të plotë pas dëmtimit të rëndë që i rrezikoi edhe jetën.
POSTIMI:
Sot kishim kënaqësinë të mirëprisnim mundësin e kombëtarës Shqiptare, kampionin “Absolut” Leonard FRROKAJ
Ne, familja dhe dashamirësit e Leos jemi gëzuar pa masë që u nis dhe u kthye me këmbët e veta nga Sllovenia, ku gjatë ndeshjes pësoj edhe aksidentin e rëndë që mund të ishte fatal dhe shokues për të gjithë.
Lajmi i mirë është që Leonardo ja doli në këtë sfidë dhe u kthye si “KAMPION” midis nesh.