Aksident, një person në gjëndje të rëndë.

374

Ne afersi te fshatit Vloçisht ka ndodhur nje aksident i rende mes dy automjeteve kur per pasoje nje person ndodhet ne gjendje te rende dhe aktualisht eshte ne reaminacion.

Më datë 07.10.2019, rreth orës 19 e 40, në aksin rrugor Korçë Maliq, në afërsi të një karburanti, ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur mjeti tip Renault me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip Mazda me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip Renault shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.