Djali takon nënën që e braktisi para 10 vitesh.

392

Report Tv sjell momentin e lumtur të takimit të 21 vjeçarit Elson Abazi me nënën me të cilën kishte humbur kontaktet prej 10 vitesh. Vetë Elsoni shprehet se nuk e mohon nënën e tij dhe është shumë i lumtur për ritakimin me të.

Kam hequr shumë keq, ama nënë time e kam përzemër. Nuk e mendoja që do e gjeja kaq shpejt sepse kisha 10 vite pa e takuar. Si e mirë si e keqe kjo është nëna ime, më ka bërë kokën Gëzohem shumë që të takova dhe tashmë çdo gjë do bëhet mirë, u shpreh vetë Elsoni.

Ai kishte qenë në kërkim të nënës të cilën nuk kishte mundur ta takonte që kur prej 10 vitesh. Pas apelit të bërë në Pa gjurmë, një telefonatë e papritur theu akullin e një dekade. Emocione të forta, nga një surprizë e papritur, kur nëna e Elsonit, Afërdita Hasmumaj mori guximin live në studio, të telefonojë të birin.
Të dy kanë jetuar në të njëjtin vend, në Bushat të Shkodrës, por të ndarë fizikisht që kur nëna vendosi ta braktiste kur ai ishte 9 vjec.

Pas kësaj telefonate, duket se jeta për Elsonin ka marrë një tjetër drejtim. Ai ka një motër më të vogël nga nëna dhe ka mundur të vihet në kontakt me të që në momentin kur doli nga studio e emisionit, me padurim për të realizuar këtë takim të dëshiruar prej tij. Stafi Pa gjurmë ndoqi, hapat e Elsonit në këtë takim mbreslënëns nënë e bir.

Përqafime dhe lot mallëngjimi.
Elsoni erdhi në jetë pas një martese që babai i tij pati me motrën e ish-bashkëshortes. Ai u rrit pa nënën, në një shtëpi me xhaxhanë e tij Agim Abazi i cili ushtronte dhunë ndaj tyre.

Pasi u mori të gjitha pronat dhe babai i Elsonit u nda nga jeta një vit e gjysmë më parë, xhaxhai e nxori nga shtëpia. Që nga ajo ditë djali ka jetuar në një kasolle me lëmoshën e qytetarëve shkodranë, ndërkohë që sot është strehuar përkohësisht një shoqatë në kryeqytet.