11 vite shtet, Kosova feston Pavarësinë!

437

11 vite më parë, më 17 shkurt 2008, Kosova kurorëzoi rrugëtimin e gjatë me plot lot e gjak për popullin shqiptar duke shpallur Pavarësinë.

Më 22 korrik 2010, Pavarësia e Kosovës u pranua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Republika e Kosovës u bë vendi që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve, bazuar në Kushtetutën e shtetit.

Deri tani, Pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 shtete, ndërsa vizioni i saj mbetet anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte ndër të parët që uroi Pavarësinë mëngjesin e sotëm. “Mirëmëngjes miq. Urime 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!”, shkroi Haradinaj në profilin e tij në Facebook”, ndërsa shpërndau edhe foto duke iu shërbyer pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri një postim në “Facebook” duke uruar Pavarësinë e Kosovës.