Nuk mund të detyroni dikë të bëjë vaksinën

59

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci deklaroi se vaksina kundër koronavirusit nuk mund të jetë e detyrueshme për të gjithë amerikanët.

“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë një detyrim për vaksinën, veçanërisht për publikun e gjerë. Nëse dikush refuzon vaksinën në publikun e gjerë, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë.”

Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian Scott Morrison, i cili më herët tha vaksina duhet të bëhet e detyrueshme aq sa mundet për të gjithë australianët.