Vazhdon situata e tensionuar në Shkodër.

384

Sot ka patur një konflikt midis kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe Policisë së Shtetit.

Episodi ka ndodhur sepse anëtaret KZAZ nr 3 kanë hyrë me forcë, të ndihmuar nga Policia e Shtetit, në godinën e shkollës Shenjaze Juka, që është edhe vendndodhja e kësaj KZAZje duke kundërshtuar policinë bashkiakë që ruante godinën.

E ardhur në ngjarje, Ademi deklaroi se forcat e rendit e kanë penguar që të hyjë brenda godinës, madje që ka patur edhe një përballje.

“Në qoftë se Policia e Shtetit është në presion, Bashkia e Shkodrës mund t’i sigurojë që familjet e juaja të jetojnë te qeta, e mbase mund të sigurojmë edhe punësim, kështu që mos u vini në presionin e kriminalitetit”.

Ademi bëri edhe të ditur se Bashkia i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për të kallëzuar Drejtorinë së Policisë së qytetit që administron si dhe KQZ-në, për shpërdorim detyre, veprime arbitrare, përvetësim i institucioneve shtetërore si dhe dhunim i institucioneve zgjedhore.

Stafi i kryebashkiakes deklaruan edhe që zjarri i materialeve zgjedhore në këtë shkollë ishte gjithashtu një vepër e “segmenteve të caktuara të policisë”, dhe se kanë prova për këtë.