Balla befason me deklaratën për Marinën dhe Getoarin (Foto)

572

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi dy vite më parë vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni ku përveç familjarëve nuk munguan dhe emrat më të njohur në vend.

Ditën e sotme ka qenë gazetari i njohur, Sokol Balla i cili ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke e cilësuar si një shpërthim. Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një shpërthim.

Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish, ka shkruar Balla në foton ku shfaqet pranë Marinës dhe Getoarit i buzëqeshur. Në këtë postim nuk kanë munguar as falënderimet e çiftit për fjalët e përzgjedhura nga gazetari.