Nga burgu, Stresi bën urimin prekës për ditëlindjen e nënës së tij.

664

Në një ditë kaq speciale, reperi i njohur shqiptar nuk mund të qëndronte pa reaguar. Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet, pasi Stresi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës prej disa javësh, ai vendosi që t’ja zbukuronte ditën e lindjes së ëmës përmes një urimi shumë të ndjerë.

Në fakt, këngëtari e ka shprehur shpesh në daljet e ndryshme publike raportin special që ai ka me të emën, por ditëlindja e saj me siguri për Stresin është ngjarje më vete. Ndaj, sot në mëngjes ai i ka befasur të gjithë me një postim nga burgu në rrjetin social Instagram. Kështu, reperi ka shkruar: “E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”.

Me siguri e ëma, pasi ka lexuar këto fjalë është prekur pa masë, edhe për faktin se i biri nuk është aty pranë për ta uruar fizikisht.

Megjithatë, vlera e këtij urimi është po kaq e madhe, edhe pse në kushte jo fort të zakonshme!