Sonila Meço zbulon se kujt i ngjan vajza e saj (Foto)

1258

Sonila Meço është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit pamje të ndryshme nga jeta e saj private apo ajo profesionale. Ditën e sotme, moderatorja ka publikuar një foto të bashkëshortit të saj dhe vajzës Amaris, ku të dy ishin vendosur në të njëjtin pozicion mbi divan për të parë filma.

Kur shijet për filma dhe formën e hundës ia kemi marrë babit. Por komentet i bëjmë dhe hunda na ndjen si mami, ka shkruar Sonila krahas fotos. Drini dhe Amaris duken si kopja e njëri tjetrit në pamje dhe në shije, por përsa i përket karakterit vajza e Sonilës ka marrë dhe pak nga ajo. Fotoja është shkrepur në Korçë, ku duket se familja ka vendosur të kalojë pushimet këtë fundjavë.