Granit Xhaka nuk do të lujën futboll muajin e ardhshëm për këtë arsye.

410

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, pritet ti mungojë Arsenalit për disa ndeshje gjatë muajit të ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.

Granit Xhaka momentalisht është i grumbulluar me reprezentacionin e Zvicrës, teksa e zhvillojnë ndeshjen e radhë ndaj Gjilbraltarit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Euro 2020.

Gazeta zvicerane Blick raporton se mesfushori nga Kosova pritet të marrë pak pushim nga futbolli muajin tjetër, pasi që ai dhe gruaja e tij, Leonita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Tutje, gazeta zvicerane thekson se ky do të ishte një pushim i merituar për 26 vjeçari, i cili numëron më së shumti paraqitje për Arsenalin nga të gjithë lojtarët e tanishëm, që nga viti 2016.