Facebook vjen me opsion të ri për përdoruesit

579

Rrjeti social Facebook ka lançuar së fundmi një tipar të ri shumë të dashur nga gjithë përdoruesit, matjen e kohës që ju qëndroni në platformë.

Sakaq nëpërmjet këtij opsioni gjithasht ju mund të vendosni një alarm të përditshëm që ju njofton pasi të keni përdorur limitin e Facebook për një kohë të caktuar.

Madje të gjithë ju që nuk doni të merreni shumë me celulaqrin, mund të shmangni njoftimet e zakonshme për ta bërë veten më pak të prirur nga Facebook.

Një tipar të ngjashëm, për të ndihmuar përdoruesit të jenë më të vetëdijshëm se sa kohë ishin duke shpenzuar në aplikacion e ka sjellë pak kohë më parë dhe Instagram.